#rtvora
Një nga ata pak shtetas të huaj që kanë mundur të vizitojnë Shqipërinë e viteve 70 është edhe Rune Ottosen, gazetari dhe shkrimtari i njohur norvegjez.
Përjetimet e tij gjatë komunizmit si dhe vizitat e tij më pas gjatë demokracisë Ottosen i ka rrëfyer në librin e tij më të ri "Turist në Utopi".
Rune Ottosen: Gjatë vizitave të mia në Shqipëri pata përshtypjen e një vendi të qetë dhe të lumtur, ku qytetarët jetonin mirë pavarësisht izolimit të tyre. Pas viteve 90 kur jam njohur me historitë e të burgosurve politik jam zhgënjyer shumë dhe kjo më shtyu që të shkruaj këtë libër. Mendoj se kriza politike e çastit lidhet me të shkuarën ende nuk janë shkëputur.
Shkrimtarja Flutura Açka tha se ky libër është një udhëtim në kohë në kuadrin politik të komunizmit dhe demokracisë.
Flutura Açka: Janë këto temat për të cilat na bren e shkuara jonë, si jemi sjellë, si sillemi sepse në fund të fundit nuk mund të ndërtosh një të ardhme pa qenë i qartë me të shkuarën tendë.
"Turist në Utopi, udhëtime në ideologjinë dhe peizazhin shqiptar vjen për lexuesit si një dëshmi pelegrinazhi nga të huajt mbi jetën e shqiptarëve në regjimin komunist.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/turist-ne-utopi-gazetari-norvegjez-sjellen-shqiperine-e-viteve-70
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz