#rtvora
Gjashtë vjet më parë kryeministri, Edi Rama, u premtoi qytetarëve një sistem shëndetësor më të mirë. Por sot pas 6 vitesh, ai ka pohuar se shëndetësia nuk është aty ku duhet.
Edi Rama: Shëndetësia që duam nuk ka asnjë lidhje me këtë që kemi dhe pikërisht për të lidhur të sotmen me të ardhmen jemi këtu realisht në një moment që do ta kujtojmë gjatë pasi është një moment ku transformimi hyn në një fazë të re duke rritur cilësinë e burimeve njerëzore.
Mund të bëjmë spitale të reja, mund të sjellim aparatura të reja, mund të krijojmë një infrastrukturë të re në çdo aspekt ashtu, sikundër mund të bëjmë shkolla të reja, mund të bëjmë investime për laboratorë, por në fund të ditës diferencën e bën cilësia e kapitalit njerëzor dhe ky është investimi më i rëndësishëm që Shqipëria ka bërë deri më sot për të rritur cilësinë e kapitalit njerëzor dhe është jo pak që këtë investim e bëjmë në sektorin më të lidhur me jetën dhe me shëndetin e njerëzve tanë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-autokritike-pas-6-viteve-nuk-kemi-shendetesine-qe-duam
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz