RTV Ora - Brahaj: Në Shqipëri nuk kemi biznesmenë, por njerëz që duan imunitet

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 0

#rtvora
Gazetarja Investigative e Open Data, Arantia Brahaj e ftuar në emisionin ?Ekopolitikë? në RTV Ora u shpreh se sot në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me biznesmenë të vërtetë, por me njerëz që kanë nevojë për imunitet.

Brahaj: Oferta ekonomike, materiale filloi të përfshinte fushata zgjedhore në momentin kur partitë politike, ajo çka ato vetë ofronin ishte në rënie dhe e humbi besimin e elektoratit. Pra nëse në vitet e para të pluralizmit ne kishim një lektorat të ndarë, i cili ishte me partinë më të madhe opozitare dhe pjesa tjetër me një parti që kishte ndihmuar disa shtresa të shoqërisë dhe këto ishin thuajse besnikë ndaj këtyre dy partive me kalimin e viteve ne ndjemë se nuk kishim një klasë politike. Deputetët që vinin me reputacion ishin shumë të varfër për të qenë politikbërës të mirë dhe komunikues të mirë me elektoratin. Partitë tona u gjetën dobët. Nuk patëm dot një performancë të mirë, nuk patëm klasë politike, nuk sollëm dot individë me integritet.

Në këtë moment njerëzit u zhgënjyen dhe filluan t'i tradhëtojnë ato simbolet e djathta e majta dhe filluan të prisnin diçka.

Kam frikë se nuk kemi të bëjmë me biznesmenë të vërtetë, por kemi të bëjmë me njerëz që kanë nevojë për imunitet. Qoftë për shkak të pasurisë që kanë vënë për shkak të krimit, pastrimit të parave, informalitetit, korrupsionit në ndonjë rast. Kërkuan të futeshin në këtë treg, të siguronin një imunitet që të mbante edhe një makinë me targa ekstra dhe një lloj mbrojtje. Dhe këta filluan të investojnë për ta blerë pushtetin dhe çdo lloj niveli. Kishim instiotuicione të dobëta në këtë moment.

Por Prokuroria duhet të hetojë këto rastet e blerjes së votave të cilat vijnë ditën për diell. Të bamirësive që bëhen një ditë para zgjedhjeve me seli partish ku shpërndahen ndihma ekonomike, të këtyre burgjeve ku na dalin video ku thonë se filani duhet votuar si deputet se është bamirës se ushqen fëmijët e mij jashtë burgut.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/brahaj-ne-shqiperi-nuk-kemi-biznesmene-por-njerez-qe-duan-imunitet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Ekopolitikë ? Sa na kushton një deputet

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS