Pas atentatit të një dite më parë në Shkozet të Durrësit, ku mbeti i plagosur Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj, policia ka shoqëruar disa persona. Grupi hetimor ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me të kaluarën e të plagosurve. Plarent Dervishaj, që njihet edhe si kunati i Lul Berishës, ka vuajtur dënim me burg për vrasje e gjobëvënie.
Ndërsa i plagosuri tjetër, 36-vjeçari Meçaj, edhe pse u hetua për disa ngjare të të ashtuquajturës si 'Banda e Durrësit', akuzat ndaj tij nuk u provuan asnjëherë. Nga ana tjetër, policia ka siguruar edhe dëshmitë e të plagosurve, por pa dhënë më shumë detaje.
Burime nga grupi hetimor shprehen se Dervishi e Meçe kanë pohuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ata kanë treguar se kanë parë një makinë që i ndiqte nga pas, por vetëm kur u gjendën nën breshërinë e armëve kuptuan se ishin shënjestra e atentatit. Të plagosurit nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi motivet e mundshme, apo mbi personat e dyshuar për atentatin në fjalë, duke mohuar të kenë dijeni.
Tv Klan