RTV Ora - Raporti: Kryeministri Rama, fushatë denigruese ndaj gazetarëve

Ora News Lajme 2019-06-21

Views 0

#rtvora
Shqipëria është një vend që ka probleme serioze me lirinë e medias dhe të shprehjes së lirë. Ka qenë kjo një nga konkluzionet e 7 organizatave ndërkombëtare mbi lirinë e medias pas takimeve me grupet e interesit dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Flutura Kusari: "Liria e shtypit në Shqipëri është duke u përkeqësuar. Legjislacioni i propozuar së fundmi nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut."

Fushatë denigruese kundër gazetarëve u cilësua gjuha e përdorur nga kryeministri.

Flutura Kusari: "Në mënyrë konstante i referohet gazetarëve si kazan, kadri. Një gjuhë e tillë i denigron gazetarët dhe i bën ata të duken si shënjestër e ligjshme për agresion në sytë e publikut. Ne e ngritëm këtë shqetësim me kryeministrin Rama, i cili mbrojti përdorimin e kësaj por u angazhua që të mos i thërrasë më gazetarët kazan në të ardhmen."

Një tjetër problematikë është dhe mungesa e transparencës nga ana e institucioneve, por dhe kërcënimet e gazetarëve.

Flutura Kusari: "Autoritetet shtetërore vazhdojnë ti mohojnë gazetarëve qasjen në dokumente me interes publik thelbësor dhe të ligjshëm veçanërisht ato të lidhura me kontrata publike, tendera dhe koncesione dhe përdorin taktika vonuese në mënyrë që kur gazetarët të marrin në fund informacionin ai nuk është më relevant."

Misioni ndërkombëtar për lirinë e medias rekomandon zbutjen e retorikës nga kryeministri si dhe bashkëpunim me gazetarët për më shumë transparencë. Në raport theksohet se autoritetet përgjegjëse duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit në protesta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/raporti-kryeministri-rama-fushate-denigruese-ndaj-gazetareve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form