RTV Ora - Kryeministri Rama voton në Surrel: Sot dita kur konfirmohet se me popullin nuk luhet

Ora News Lajme 2019-07-01

Views 0

#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në Qendrën e Votimit në Surrel.

Në një prononcim për median Rama tha se sot është ditë historike pasi konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet.

Rama është rezervuar ti përgjigjet pyetjeve se çfarë do të ndodhë nesër, nëse do të nisë dialogu me opozitën apo dhe çfarë do të ndodhë me 13 tetorin duke bërë batuta me gazetarët të cilët po insistonin ti merrnin një përgjigje.

Prononcimi per median

Gazetaret: Sapo shkëmbyet një batutë me komisionerët, bashkëshortja majtas unë djathtas kjo do të thotë që keni votuar për kandidatin e Bindjes Demokratike?

Edi Rama: Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do i japë të gjithëve sesa vota për njërin apo tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet dhe sovraniteti i popullit nuk është fjalë boshe dhe kush tenton tia marrë sovranitetin popullit nuk ka asnjë fund tjetër vec atij me turp e dështim.

Gazetaret: A është e rëndësishme pjesëmarrja?

Edi Rama: Sot është e rëndësishme që çdo qytetar në vend të votojë ose jo, por tTë respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme sot. Prandaj thashë historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër sesa zgjedhje për kryetarët e këshillat e rinj të bashkive janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë.

Gazetaret: A jeni i bindur se do ti merrni të 61 bashkitë e vendit

Edi Rama: Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike as politikan. Kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund ti bien ndesh interesit të madh kombëtar dhe hesapeve të popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët ku fëmijët tanë të rriten ashtu sic e meritojnë"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-batuta-me-gazetaret-hapni-rrugen-nuk-me-tundoni-dot
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form