Në 30 Qershor nuk do të ketë përplasje mes qytetarëve. Kështu shprehet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila në një lidhe live për emisionin "Opinion" në Tv Klan, Kryemadhi u shpreh se vendi nuk po shkon në përplasje civile. Madje, znj.Kryemadhi parashikon se Kryeministrin Edi Rama do ta largojë nga pushteti kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Monika Kryemadhi: Z.Fevziu, unë mendoj që nuk shkon në përplasje, sepse mendoj që vetë socialistët do të jenë ata që do ta largojnë Edi Ramën. Duke filluar nga Erion Veliaj i pari.
Blendi Fevziu: Po kur do ta fillojnë?
Monika Kryemadhi: I cili po e nxit me qëllim z.Rama në këtë rrugë konfliktuale...
Blendi Fevziu: Z.Veliaj po nxit z.Rama?
Monika Kryemadhi: Po, të garantojë mandatin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas të dali viktima kush është personi që e solli gjithë këtë gjë, të dali z.Veliaj si shpëtimtari i gjithë asaj gjëje që po ndodh.