Basha: Victoria Invest, Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest, tre hajdutët e Unazës së Re

Ora News Lajme 2018-12-06

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo e enjte shënoi ditën e 33 të rezistencës së banorëve të Astirit përballë projektit të qeverisë për Unazën e Re.

Ata bllokuan rrugën si çdo pasdite, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre që u preken nga projekti.

"Qeveri hajdute", "poshtë qeveria", "këtu vendosim ne", ishin thirrjet e përsëritura të tyre.

Opozita me në krye Bashën ishin në mbështetje të banorëve.

Basha: Edi Rama ju thot këtyre të pasur, jeni futur në shtëpitë e tyre, i keni parë si i kanë shtëpitë këta të ndërtuar me djersë dhe gjak. Pastaj shkoni dhe shikoni vilën e Surrelit, apartamentet dhe vilat e Ministrave të Edi Ramës, të Gjiknurit, Ahmetaj, Ilir Beqës, Lindita Nikollës, Erion Veliaj, Saimir Tahirit.

Këta janë njerëz të varfër. E bën për ti përçarë banorët.Këtyre banorëve u thotë shpellarë se i kanë prishur qetësinë hajdutit. Rëndësia e kësaj proteste është që për herë të parë njerëzit po e kuptojnë që kjo është një bandë që ka një projekt dhe një politikë: Grabitjen.

Për shefin e opozitës, qëndresa e banorëve të Unazës e ka dhënë rezultatin, teksa paralajmëroi se beteja vazhdon.

Basha iu përgjigj edhe njëherë akuzave të kryebashkiakut Veliaj lidhur me firmën Victoria Invest.

Basha: Victoria Invest është pjesë e vjedhjes bashkë me Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest. Kjo është e vërteta. Edhe të vjedhë me Victoria Invest në një projekt që duhet të kushtonte 10 herë më pak, edhe të vjedhë lekët dhe të thotë pastaj është kompania e Lulit. Jo. Jo.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-victoria-invest-edi-rama-invest-dhe-erion-veliaj-invest-tre-hajdutet-e-unazes-se-re

Share This Video


Download

  
Report form