Kryediplomati dënon sulmet ndaj KZAZ: S'duhet të ketë parti që s’hyjnë në zgjedhje!

Report TV 2019-06-21

Views 0

Ambasadori i Austrisë, Johan Sattler nga Shkodra i ka dhënë një goditje të fortë sulmeve të opozitës ndaj djegieve dhe shkatërrimit të shkollave e të materialeve zgjedhore të KZAZ-ve.

Gjatë një takimi me të rinjtë, ambasadori Sattler deklaroi se ai është dakord me atë që ka thënë ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe ka thënë se kryetarët e partive duhet të ulen në tavolinë për të gjetur një zgjidhje.

"Është nxehur shumë situata dhe ka patur incidente sidomos ne veri dhe nuk duhet të shkohet kështu deri në fund për të parë se çfarë duhet te ndodh. I them të dy palëve që të bëjnë hapa prapa në ketë aspekt në mënyrë që të mos ketë situate më të rëndë. Keni polarizim në Shqipëri. Edhe pse jetoj prej 30 vitesh këtu nuk e kuptoj atë çfarë ndodh, klanet, përplasjet e tjera edhe pse jepen disa shpjegime për këto qe nuk me bindin asnjëherë. Ju duhet t?i kapërceni këto" ka thënë ambasadori i Austrisë.

Share This Video


Download

  
Report form