Nënkryetari i Bashkisë Kamëz: Lleshaj dhe kopukët e tij të arrestojnë Presidentit dhe ne tërhiqemi

Report TV 2019-06-21

Views 2

Një ditë më parë, nënkryetari i Bashkisë së Kamzës shoqëruar me efektivë të Policisë Bashkiake shkuan në shkollën "Ibrahim Rugova" ku është instaluar KZAZ numër 27 në këtë zonë, për të kërkuar largimin e materialeve zgjedhore pasi sipas tij duhet zbatuar dekreti i Presidentit Ilir Meta që ka anuluar zgjedhjet. Policia e Rendit është në ruajtje të KZAZ-së pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që vijon me procesin zgjedhor të 30 qershorit pasi e ka konsideruar nul dekretin e Presidentit.

Nënkryetari i Bashkisë Vendim Demaj tha se shkaun sërish sot në këtë KZAZ për të parë nëse janë larguar materialet zgjedhore por situata ka përshkallëzuar në dhunë. Policët bashkiakë kaluan portën kryesore të shkollës duke tentuar të futen në klasa, por policia u detyrua të hedhë gazin lotsjellës. Nënkryetari i bashkisë që drejtohet nga Xhelal Mziu, tha se nëse duan që kjo situatë të përfundojë atëherë ministri i Brendshëm të arrestojë Presidentin Meta, por përsakohë ai është në detyrë dhe ka një dekret, ai u shpreh se do të bëjnë çmos për të mos lejuar që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor.

"Ramë në dhunën e policisë me shkopa gome dhe në gazin lotsjellës. Ku është gaz luftarak që përdoret në Serbi, se unë e kam provuar edhe në Serbi. Kemi dy efektivë të Policisë Bashkiake të plagosur. Njëri është në reanimacion, shpresojmë të shpëtojmë. Ne i paralajmëruam dje të lirojnë KZAZ dhe sot shkuam të kontrollojmë nëse materialet zgjedhore janë hequr. Presidenti i Republikës është në krye të detyrës dhe dekreti është i botuar në Fletore zyrtare, ndryshe ministri Lleshaj dhe kopukët e tij të arrestojnë Presidentit dhe ne tërhiqemi", u shpreh nënkryetari i Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj.

Share This Video


Download

  
Report form