Procedurat per shkarkimin e Metes

RTV KLAN 2019-06-18

Views 1

Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve socialistë që firmosen për shkarkimin e kreut të shtetit, që sipas tyre shkeli Kushtetutën, duke dekretuar shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Pjesë e procedurës së parashikuar parlamentare është dhe thirrja e kreut të shtetit përpara këtij komisioni. Ende nuk dihet nëse presidenti do ta shfrytëzojë këtë të drejtë që i jep ligji.

Pas kësaj, komisioni do të hartojë raportin drejtuar Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor, i cili do të hetojë nëse ka argumente kushtetuese që provojnë se kreu i shtetit e ka shkelur librin themeltar të shtetit.

Në përfundim kërkohen votat e 93 deputetëve që kërkesa e shkarkimit të marrë miratimin. E pas kësaj procedure të gjatë, fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese, që i jep formë të prerë vendimit të Kuvendit, ose e rrëzon atë, duke lënë në detyrë Presidentin e Republikës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form