Report TV Speciale - Tregu i punës për artistët e rinj, studentët e arteve: Ka vështirësi të mëdha

Report TV 2019-06-18

Views 1

Ata nuk ndalen së kërkuari brenda thellësive të tyre derisa të zbulojnë se janë thirrur për të qenë artist. Gjatë udhëtimit që bëjnë kërkojnë të marrin fatin e tyre në dorë edhe ta mbartin atë me të gjitha kufizimet, pa pyetur se çfarë shpërblimi do të kenë në të ardhmen. Bëhet fjalë për të artistët e rinj, që përfundojnë Universitetin e Arteve, aty ku kamera e ReportTv ka ndalur kësaj here. Por arti është një formë e arratisjes - e kuptueshme - nga realiteti i pakuptueshëm. Artistet e reja në Fakultetin e Muzikës na rrëfejnë udhëtimin e tyre, edhe prioritetet e së ardhmes.

?Mendoj si pjesa më e madhe në këtë shkollë ne ëndërrojmë që të bëhemi soliste, por në Shqipëri jeta artistike e muzikës klasike sidomos nuk është edhe aq i vlerësuar nga publiku?, shprehet Laura Lila, studente e masterit për piano.

Pedagogia e pianos, Merita Rexha Tërshana i mbështet studentët e saj gjatë viteve universitare, por edhe pas përfundimit të studimeve.

?Natyrisht që tregu i muzikës klasike në Shqipëri është ky që është, nuk ka një treg shumë të madh, pianistët janë pak të privilegjuar për instrumentet e tjerë, por kjo është Shqipëria?.

Në atelienë e tekstilit, nën udhëheqjen e pedagoges Najada Hamzës, stilistët e rinj janë duke përfunduar punimet e diplomimi.

Share This Video


Download

  
Report form