Proteston piktori: Galeria e Arteve nuk funksionon për artistët vendas

Report TV 2019-03-29

Views 0

Gjatë konferencës për mediet, që Galeria Kombëtare e Arteve, kishte organizuar sot për të çelur ekspozitën e parë të sezonit artistik, ?As mik,as armik? të artistit nga Kosova, Sokol Beqirit, kishte ardhur për të dëgjuar edhe piktori Ermir Grezda.

Por veprimi i tij nuk u mirëprit nga punonjësit e këtij institucioni, të cilët njëherazi i bën të qartë se kjo gjë s?lejohet. ?Tani në Galerinë e Arteve ka rregulla, nuk është më si dikur? do të shprehej një prej tyre. Prandaj, Grezda duhet të vizitojë ekspozitën vetëm kur të çelet për publikun. Pas përfundimit të konferencës e takojmë piktorin jashtë galerisë. Ai mbante një pankartë të varur në qafë, në të cilën shkruhej se: ?Galeria e Arteve, Shkollolli 2019, jo- artistëve të Tiranës!?.

Share This Video


Download

  
Report form