#rtvora
Partia Demokratike ka rikthyer në vëmendje përgjimet e publikuara nga gazeta Gjermane "Bild". Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ftoi shqiptarët që t'i bashkohen protestës së 21 qershorit, duke i bërë thirrje Edi Ramës, të largohet me sa më pak kosto si kryeministri që bleu zgjedhjet me krimin dhe përgjegjësi kryesor për mbylljen e derës së Evropës për të tretën herë.
Bardhi: Përgjimet e publikuara pak ditë më parë në gazetën gjermane Bild, me qarkullimin më të madh në Europë, provuan si plotësisht të vërtetë çdo denoncim të Partisë Demokratike se Edi Rama nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, se Edi Rama, për pushtetin dhe pasurinë e tij personale, bën pakt edhe me djallin. Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-rikthen-pergjimet-e-bild-bardhi-rama-te-largohet-me-sa-me-pak-kosto
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz