#rtvora
Gazeta gjermane BILD ka publikuar audiopërgjimet mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave. Biseda e transkriptuar është në anglisht, ndërsa audio është në shqip.
Gjashtë audiopërgjimet janë pjesë e një dosje vëzhgimi të ligjshme mbi investigimin kriminal 339/1 2017,i zyrës së Prokurorisë së Antimafias sa i takon aktivitetetit kriminal ndërkombëtar të drogës të njohur si klani kriminal i Avdylajt në qytetin e Shijakut në Durrës.
Në dy audiopërgjime, 2,3 flitet si të vendoset në listën e kandidatëve të PS-se, Ilir Ndraxhi, i cili, siç shkruan BILD, do të përfaqësojë interesat e klanit kriminal të Avdylajt dhe klani i Avdylajve do të japë një mbështetje të plotë fushatës së PS-së në Durrës.
Në audio përgjimin e tretë Astrit Avdylaj zotohet se do të punojë fort, aq sa dhe kryeministri Rama do të surpizohet, me një rezultat pozitiv 10 me 0 në Durrës. Në përgjimin e 1 Avdylaj kontakton me drejtuesin e Ujësjellësit ku i kërkon listën a punonjësve votues të PD-së me qëllim që ti 'shkundte"
Audiopërgjimi 6 ka të bëjë me ndërhyrjen që Avdylaj i kërkon Vangjush Dakos në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, ndërsa audipërgjimi 5 ka të bëjë me ndërhyrjen për të anuluar gjobat e IKMT-së si
Ne audiopergjimin e 4, Avdylaj flet me një votues të cilit i kërkon të votojë kandidatin e PS-se, Ndraxhi dhe jo Gon Duken dhe për këtë i premton dhe një kafe.
Aktualisht Ilir Ndraxhi eshte deputet socialist ne Parlament.
RTV Ora po zbardh fjale per fjale
Gjashtë përgjimet e mëposhtme janë pjesë e një dosje vëzhgimi të ligjshme mbi investigimin kriminal 339/1 2017 i zyrës së Prokurorisë së Antimafias sa i takon aktivitetetit kriminal ndërkombëtar të drogës të njohur si klani kriminal i Avdylajt në qytetin e Shijakut në Durrës.
Gjatë muajve të vëzhgimit është zbuluar se gjatë muajve para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, grupi kriminal i Avdylaj është përfshirë thellë në blerjen e votave dhe ndikimin në zgjedhjen e votuesve në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshirë kryebashkiakun e Durrësit, qyteti më i madh i dytë në Shqipëri. Toni nënshtrues i Drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Durrës drejt bosit të krimit, Astrit Avdylaj është tregues i fuqisë që ai ka dhe sa shumë i angazhuar është ai në mbështetjen e fushatës së Partisë Socialiste.
Përgjimi 1:
Biseda mes Astrit Avdylaj, Kreu i klanit kriminal në Shijak - 0692258900 dhe Ivo Doçi, drejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës.
Astrit Avdylaj: Mirmbrëma, Astriti jam. Si ia çove?
Drejtori i UKD: Astrito si je? Ca bo ti?
Astrit Avdylaj: Mirë, falemiderit. Ti si je?
Drejtori i UKD: Mirë, mirë. Si ke qenë? Nga shpia mirë?
Astrit Avdylaj: Mirë. Ju mirë?
Drejtori i UKD: Mirë, rrofsh. Ja sa po arrij në shtëpi.
Astrit Avdylaj: Dëgjova, isha i cik sot tek ai në Durrës (Vangjush Daku, kryebashkiaku i Durrësit) dhe jam Elton Arbanën dhe me Dor Gallain këtu dhe nesër kur të kesh kohë ti dua...