Nga dje karta e studentit është jo vetëm fizike, por edhe elektronike, ku çdo student mund ta përdorë atë përmes celularit. Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama dhe banorë të njësisë nr 11 në kryeqytet, kandidati i ?Aleancës për Shqipërinë Europiane?, Erion Veliaj, theksoi se deri më tani janë shpërndarë 14 mijë karta, ndërsa sqaroi edhe çështjen e aboneve të studentit.
?Dje është shpërndarë karta e 14 mijë, me këtë ritëm në javë ne do të jemi tek 70 mijë. Abonetë printohen si letrat me vlerë që nga koha juaj në Bashki, nga Ministria e Financave. Porositë bëhen në maj për qershorin, në qershor bëhen ato për korrikun, pasi abonoja në thelb është valutë, dhe duke qenë se përdoren vetëm nga konviktet, ne bëmë një sistem që shpërndahet vetëm për konviktet. Tani që u shtua kërkesa do të shohim sa është dhe porosinë për korrikun do ta bëjmë më të madhe, në korrik fillon sezoni?, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se falë aplikacionit të ri, studentët do të mund të marrin shërbimet nga institucionet publike apo dhe kompanitë private më shpejt dhe më lehtë. Teksa theksoi se numri i tyre ka shkuar brenda një kohe të shkurtër në mbi 100, ai tha se të rinjtë që do të kenë Kartën e Studentit, do të njoftohen me email ose me sms për të gjitha shërbimet që entet publike apo ato private ofrojnë.