Veliaj: Karta e Studentit brenda vitit, do të rrisim investimet për rininë- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-02

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një nga kërkesat e vazhdueshme të të gjithë studentëve për t?u pajisur me Kartën e Studentit do të marrë zgjidhje brenda këtij viti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i vendosur që ta mbajë këtë premtim duke u mundësuar studentëve instrumentin që do t?i ofrojë atyre shumë lehtësira në shërbimet që marrin nga qyteti.
Gjatë takimit periodik të vendosur tashmë me bordin rinor të qytetit ku bëjnë pjesë senatorët e gjimnazeve, koordinatorët e universiteteve dhe përfaqësues të organizatave rinore, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se po punohet për të realizuar këtë projekt, i cili përveçse do sjellë lehtësira për studentët, do të shmangë dhe shumë abuzime që ndodhin aktualisht me shërbime të tilla siç është edhe aboneja e studentit.
Veliaj: Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur. Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-karta-e-studentit-brenda-vitit-do-te-rrisim-investimet-per-rinine/

Share This Video


Download

  
Report form