#rtvora
Liderët politikë vijojnë të jenë në qëndrime diametralisht të kundërt.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përsëriti edhe sot se nuk do të ulet në tryezë me Edi Ramën sa kohë që ai është në krye të qeverisë. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të mbajtur zgjedhjet më 30 qershor, edhe pse presidenti i zhdekretoi. Lexo me shume: Rama nuk tundet nga 30 qershori: Metën ta bëjnë edhe Mbret, prapë i pakënaqur
Për kryetarin e opozitës Rama më 30 qershor po përpiqet të bëjë grusht shteti.
Në një konferencë me gazetarët të thirrur sot (13 qershor) ne ora 13:30 Basha tha se qytetarët duhet të heqin dorë nga çdo iluzion se do të ketë një zgjidhje deus ex makina dhe se e vetmja mënyrë për të ndalur grushtin e shtetit është bashkimi popullor.
Pyetjes: A i keni kërkuar presidentit shpërbërjen e parlamentit?
Basha u pergjigj: Unë nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj asgjë Presidentit të Republikës, sepse nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize vjen përmes akteve të Presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do tia dijë për Kushtetutën, Gjykatat, drejtësinë dhe as për miqtë ndërkombëtarë. Sepse është njeri i kapur në krim dhe i kapur nga krimi.
Ndaj e vetmja forcë që mund të ndalë rënien përfundimtare të kësaj shoqërie nën tiraninë e krimit dhe korrupsionit me në krye një ilegjitim si Edi Rama është forca e bashkuar. Kështu ka ndodhur kudo ku shoqëritë e civilizuara janë përballur me prova të tilla. Kështu do ndodh dhe këtu. Ndaj ftesa ime ndaj cdo qytetari është të heqë cdo iluzion se do të ketë një zgjidhje deus ex makina. Natyrisht dorën e Zotit e duam dhe i lutemi por sic thotë thënia e vjetër shqiptare duhet dhe dora e çdo shqiptari të ndershëm, të cilët në këto 4 muaj rikthyen kurajon shqiptare dhe do të jetë forca e papërballueshme dhe e pandalshme e kësaj bande kriminale që po shkon drejt grushtit të shtetit.
Rruga për të shmangur konfrontimin total dhe popullor dhe për të mos lejuar drejtimin e një grushti shteti është e pandalshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-nekonference-median-pse
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz