Majko më i tërhequr se PS për Metën: E vështirë të kontestoj dikë që jam rritur, por ka gabuar

Report TV 2019-06-13

Views 0

Moment i vështirë. Sot duhet të kontestoj në publik me dikë që jam rritur. Politikisht nuk e kundërshtoj dekretin e Metës, por juridikisht po. Nuk e ka të shkruar në Kushtetutë zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Dekreti i Metës, akt jo Kushtetutës, ka gabuar, ka krijuar një problem dhe nuk sjellë zgjidhjen e krizës, por thellimin e saj", u shpreh Majko.

Majko ka vënë theksin për ndryshime të Kushtetutës dhe kjo sipas tij, mund të bëhet edhe vetëm me dakordësinë e opozitës së re. Në këtë mënyrë, shprehet Majko, do t'i vinte fundi i krizës politike.

"Sot pak kush e di si mund të plotësohen kërkesat e opozitës, zgjedhjet e 30 qershorit janë detyrim, jo dëshirë e partive politike. Zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, pro është produkt i krizës politike. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së lartë është çështje kohësh, PS duhet të negociojë krizën edhe me opozitën e re. Ky kuvend e ka të drejtën që të ndryshojë Kushtetutën, duhet të respektohen kërkesa e opozitës së re për ndryshime të Reformën zgjedhore. Ilir Meta është zgjedhur nga PS, ai është produkt i ynë", përfundoi Majko.

Share This Video


Download

  
Report form