Rama: Zgjedhjet mbahen me 30 Qershor

RTV KLAN 2019-06-11

Views 1

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shkurt çdo qëndrimi që vjen nga Presidenti dhe opozita lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve. Ai vijon t?i qëndrojë bindjes se procesi elektoral për të zgjedhur drejtuesit lokalë do të mbahet më 30 Qershor. Këtë e ka bërë sërish me një postim në rrjetet sociale.

Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor?

? Edi Rama (@ediramaal) June 11, 2019



I pyetur për këtë pas takimit që pati me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bundestag, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se Presidenti nuk ka asnjë shans të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve.

 

Zhvillimet në Shqipëri deputetët gjermanë i diskutuan edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve  ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit. Në një koment për ?Zërin e Amerikës? një zëdhënës i departamentit tha se Uashingtonit  është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të Presidentit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form