PD: Rama, njeriu me i rrezikshem per stabilitetin

RTV KLAN 2019-06-11

Views 0

Vetëm pak orë pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi mbajtën e një seance me debat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, demokratët akuzuan kryeministrin Rama se për pushtetin e tij po sakrifikon rendin kushtetues demokracinë e paqen sociale në vend.

"Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve. Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumente politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.?

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi tha se Aleanca me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit Kushtetues do t?i japë fund modelit kriminal duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form