Ish-Presidenti Clinton viziton Prishtinen

RTV KLAN 2019-06-11

Views 0

Për tri ditë radhazi, Kosova do të shënojë 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Manifestimi qëndror i 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë do të mbahet në sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë.

Në këtë ngjarje pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane Madelinë Albright.

Ftesa i janë dërguar edhe te të gjithë vendimmarrësve të asaj kohe në rajon, ndër ta edhe ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Pas ndalimit të bombardimeve më 10 Qershor, më 12 Qershor të vitit 1999 në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e UNMIK-ut, i cili administroi vendin për rreth 10 vjet.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form