Donald Tusk viziton Prishtinën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka qëndruar sot në Prishtinë ku është takuar me presidentin Hashim Thaçi. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Tusk ka vlerësuar hapat pozitivë të Kosovës drejt progresit.



Gjithashtu ai ka theksuar domosdoshmërinë e arritjes së dialogut me Serbinë  edhe pse ka pranuar se kjo është një rrugë e vështirë për të dyja vendet.

 

 ?BE është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin. Edhe samiti që do të mbahet më 17 maj në Sofje ka në fokus të përmirësojë lidhjet brenda rajonit. Do ta përdorim kete samit per te diskutuar se si do ti trajtojmë disa tema te përbashkëta qe kane te bejne me sigurinë. Ne diskutuam gjithashtu edhe gjendjen aktuale te dialogut me Sebine. Pa implementimin e plote te marrëveshjeve nuk ka rrugë të hapur drejt BE. E di qe kjo eshte nje ceshtje e ngarkuar emocionalisht dhe shumë e vështire per te dyja palet, por nuk ka asnje alternative tjetër.?



Ndërsa presidenti Hashim Thaçi garantoi se në interesin e Kosovës është jo vetëm dialogu me Serbinë, por edhe pajtimi dhe sigurimi I paqes.



 ?Anëtarësimi i te gjitha vendeve te Ballkanit Pernedimor ne BE. Ne samitin e Sofjes do te kene mundesi te reflektojnë per sfidat e procesit dhe mundësinë e përbashkët te te gjitha vendeve te rajonit. Ajo qe eshte e qarte eshte se Kosova ka nje nevoje urgjente qe te përshpejtoje hapat e saj drejt BE. Kosova ka nevoje per konkretizim te perspektives se vet europiane, ne nje periudhe te shkurtër te marre statusin e vendit kandidat. Ne e kuptojmë kete mundësi si nje moment te rendesishem dhe te madhe. Do te japim kontribut te plote ne axheden e ketij samiti. Do te adresojmë edhe sfidat e përbashkëta te sigurisë. U pajtuam me Tusk se është krijuar nje atmosfere pozitive por duhet kaluar pengu politik me Serbinë. Folëm per dialogun, zbatimi i marrëveshjeve te arritura deri me tani.?

 

Presidenti i Këshillit Europian do të udhëtojë drejt Sarajevës dhe do ta përmbyllë turin e tij Ballkanin me vizitën në Shkup.

Share This Video


Download

  
Report form