#rtvora
Kisha e Shën Kollit, në fshatin Shelçan të Elbasanit pritet që t?i nënshtrohet restaurimit pas evidentimit dhe dokumentimit të problematikave nga ana e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Andon Merdani shprehet se është miratuar një fond për rrugën drejt kishës dhe pritet edhe një fond për restaurimin e saj.
Andon Merdani: Shpresojmë që të sigurohen fondet për shkak të vlerave që ka kjo kishë. Nga ana e bashkisë na kanë premtuar se është miratuar një fond për të rregulluar rrugën nga rruga kryesore deri në kishë për shkak se është e vështirë.
Nga ndërtesa e vjetër në këtë Kishë, më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afresket e piktorëve të mesjetës Onufri dhe Kostandin Shpataraku.
Kisha e Shën Kollit në Shelçan përbën një nga tipologjitë e para ndërtimore të arkitekturës pasbizantine në Shqipëri dhe riparimi i fundit është bërë në vitin 1988 ku u bë restaurimi i gungës dhe hajatit, por mbeti pa rindërtuar këmbanorja.
Filip Bërdufi: Riparimi i kësaj kishe sjell një vlerë të jashtëzakonshme, të papërsëritëshme që do vizitohet nga shumë turistë jo vetëm vendas, por edhe të huaj që do interesohen jo vetëm për jetën kishtare, jo vetëm për pikturat, për kishat, por edhe për jetën që bën kjo popullsi këtu.
Kisha e Shën Kollit vazhdon të konsiderohet si një ?perlë? e ardhur nga lashtësia dhe që duhet mbrojtur nga çdo dëmtim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pas-31-vitesh-mundesi-restaurimin-e-kishes-se-shen-kollit-ne-elbasan
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz