RTV Ora – Revoltohen banorët e Adriatikut, gjendja e rrugës i vështirëson jetesën

Ora News Lajme 2019-06-11

Views 0

#rtvora
Gjendja e rrugës që lidh fshatin me supestradën Mamurras-Milot ngriti në protestë banorët e fshatit Adriatik në Kurbin.

Në shenjë revolte për mungesën e vëmendjes bllokuan për disa minuta këtë aks që sipas tyre u ka vështirësuar jetesën.

Banor: "Pa këtë rrugë nuk mund të shkojmë tek spitali dhe nuk shesim dot prodhimet tona në treg."

Një vit më parë pikërisht në këtë rrugë humbën jetën tre të rinjtë, ndërsa banorët thonë se rrezikohen çdo ditë.

Protesta: "Nuk vjen të shohë asnjeri a kemi rrugë, a punojmë, si jetojmë. Janë vetëm për të vënë taksa, për dritat dhe ujin."

Kjo situatë ka penalizuar bujqësinë dhe turizmin në zonën e Gotullës.

Ata thonë se dëmtimi i rrugës ka ardhur nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që punojnë për ujësjellësin e ri të Durrësit, ndërsa paralajmërojnë më përshkallëzim të protestave në rast se nuk ka ndërhyrje të shpejtë.

Banor: "Do vazhdojmë me protesta deri në bllokimin e rrugës kryesore, të autostradës së madhe."

Rruga Adriatik-Superstrade me gjatësi 10 km është ndërtuar 8 vite më parë, por siç tregojnë këto pamje ajo u dëmtua në një kohë të shpejtë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/revoltohen-banoret-e-adriatikut-gjendja-e-rruges-i-veshtireson-jetesen
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS