Dy arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 37 detyrim paraqitje ka qenë vendimi i togave të zeza për 42 të arrestuarit nga policia gjatë protestës së opozitës së dy Qershorit.
Më herët në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura që zgjati për afro 5 orë e 30 minuta në Gjykatën Penale, organi i akuzës kërkoi arrest me burg për 25 protestues dhe detyrim paraqitje për 17 të tjerë.
Përfaqësuesit e opozitës sikundër arrestimet edhe vendimin e gjykatës e cilësuar politik.
Të arrestuarit akuzohen për ?Organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm, Kundërshtim të punonjësit të policisë?, ?Goditje për shkak të detyrës?, ?Prishja e qetësisë publike?, ?Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse?.
Si pasojë e kapsollave dhe sendeve të forta të hedhura në drejtim të uniformave blu në protestën e 2 Qershorit mbetën të plagosur 10 policë.
Tv Klan