Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësues të shoqërisë civile së bashku me të afërm të të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit protestuan mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Në këtë drejtori ndodhen 13 nga 24 banorët e ndaluar. Prokuroria e Kukësit ka leshuar ne total 36 urdhër-arreste.
Në mbështetje shkuan edhe deputetë demokratë, pas kërkesës që shefi i opozitës Basha i adresoi qeverisë nga selia e PD-së për lirimin e qytetarëve të arrestuar.
Protesta pati edhe minuta tensioni, kur disa deputetë të opozitës u përpoqën të hynin në drejtorinë e policisë për të takuar personat e ndaluar.
Protesta me të njëjtën kërkesë pati gjatë ditës edhe në komisariatin e Kukësit. Ndërkohë Këshilli bashkiak dhe kreu i bashkisë Kukës Bashkim Shehu kanë kushtëzuar çdo negociatë me qeverinë për gjetjen e një zgjidhje mbi tarifimin e Rrugës së Kombit me lirimin e qytetarëve të arrestuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/proteste-edhe-ne-tirane-lirimin-e-protestueve-te-arrestuar