RTV Ora - Çuçi: Ndjekje penale për inspektorët që nuk garantojnë siguri ushqimore

Ora News Lajme 2019-05-31

Views 0

#rtvora
Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka premtuar 0 tolerancë për çdo abuzim në lidhje me sigurinë ushqimore. Gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore me grupet e interesit kreu i bujqësisë pranoi se kjo nuk është një betejë e lehtë ndërsa bëri me dije si në vëmendje do jenë disa produkte kryesore si buka, bulmeti apo gjalpi. Një paralajmërim çuçi kishte edhe për inspektorët.

Tolerancë 0 për çdo shkelje me produktet ushqimore. Ministri i bujqësisë Bledi Çuçi ka prezantuar ndryshimet në kodin penal të cilat parashikojnë gjoba deri në 15 vite burg për operatorët që abuzojnë me ushqimet. Në vëmendje sipas kreut të bujqësisë do të jenë disa prej produkteve më kryesore të shportës.

Çuçi: Do ketë tolerancë zero me abuzimin me produktet ushqimore në Shqipëri. Është një betejë jo e lehtë, jo e lehtë për shkak të një situate dhe realiteti ku ndodhemi. Është jo e lehtë edhe për shkak të një perceptimi shumë negativ.

Ministri Çuçi paralajmëroi edhe inspektorët e shtetit se do të mbajnë përgjegjësi nëse anashkalojnë përgjegjësitë.

Çuçi: Mesazhi i parë vjen për strukturat që ka ministri në varësi, për gjithë inspektorët dhe ata zyrtarë publik që merren me kontrollin e produkteve ushqimore që presupozohet të garantojnë sigurinë ushqimore, kam një mesazh të drejtpërdrejtë, që jo vetëm do ikin nga puna, por do shkojnë edhe për ndjekje penale.

Ndryshimet në kodin penal pritet të kalojnë tashmë në parlament ndërsa vetë grupet e interesit kërkuan të bëhet diferencim të shkeljeve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/cuci-ndjekje-penale-inspektoret-qe-nuk-garantojne-siguri-ushqimore
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS