Paralajmëron Klosi: Largim nga puna dhe ndjekje penale për çdo punonjës që abuzon me detyrën

Report TV 2018-06-02

Views 0

Lehtësirat fiskale për agroturizmin do të sjellin zhvillimin ekonomik lokal për zonën. Në takimet e llogaridhënies publike në Kutalli, dhe Poshnje të Urës Vajgurore, ministri Klosi u shpreh se ngritja e pikave agroturistike duhet të shndërrohet në përparësi duke shfrytëzuar lehtësirat që ofron paketa fiskale; si ulja e taksave dhe reduktimi i tvsh-së në masën 6 përqind. Gjithashtu bashkia po bën një plan për të afruar tokat që ka në posedim nëpërmjet kontratës 1 euro për këta investitorë strategjikë për komunitetin.

Duke iu referuar taksave vendore, ministri Klosi vlerësoi transparencën e bashkisë Ura Vajgurore në shpenzimin e çdo takse vendore për zhvillimin urban dhe rural të zonave në këtë bashki. ?Çdo para e mbledhur nga komuniteti në kuadër të tarifave lokale konsumohet në një mënyrë transparente e cila është bërë model tashmë për të gjithë kryetarët e tjerë të bashkive.?- tha ministri Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form