RTV Ora - “Fushatë” ndërtimesh, INSTAT: Në tremujorin e parë u dhanë 10.9% më shumë leje

Ora News Lajme 2019-05-31

Views 0

#rtvora

Në prag të zgjedhjeve vendore bashkitë kanë lëshuar dorën duke dhënë 10.9% më shumë leje ndërtimi. Instat raporton se vlera për këto projekte ndërtimi arrin në 25,2 miliardë lekë. Tirana ka miratuar numrin më të lartë të vendimeve e ndjekur nga Durrësi, Elbasani dhe Lezha. Ndërsa vetëm me një leje rezulton Dibra dhe Kukësi.

Kur mungon edhe një muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve për kryetar të njësive vendore, bashkitë kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna për ndërtim.

Mesa duket pas trendit të rritjes së numrit të tenderave gjatë muajve të fundit është shfaqur edhe miratimi i projekteve të reja për ndërtim.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë 2019, janë miratuar gjithsej 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 221 të së njëjtës periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 10,9 %.

Ndërkohë vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e parë 2019, është 25,2 miliardë lekë. Kryeqyteti vijon që të kryesojë me 94 projekte të reja ndërtimi duke kapur nivelin më të lartë të 7 viteve të fundit. Pas kryeqytetit por me një diferencë të theksuar thuajse dy herë më pak renditen Durrësi, Elbasani dhe Lezha.

Qarqet me numrin më të ulët të lejeve janë Dibra dhe Kukësi, të cilat kanë miratuar vetëm nga 1 projekt të ri në tre muaj. Pjesa më e madhe e lejeve rezultojnë të jenë dhënë për banesa rezidentësh por nuk mbeten pas edhe ato për arsye tregtare dhe hotele.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fushate-ndertimesh-instat-ne-tremujorin-e-pare-u-dhane-109-me-shume-leje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form