Ora News - Lulëzon ndërtimi, INSTAT: Në tre muajt e parë janë dhënë 221 leje

Ora News Lajme 2018-05-29

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka nisur ringritjen në muajt e parë të këtij viti. Siaps të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë janë miratuar gjithësej 221 leje nga 101 që janë miratuar një vit më parë. Fieri, Elbasani, Durrësi dhe Korça kanë pasur rritjen më të madhe të numrit të lejeve të marra ndërsa Kukësi është i vetmi qytet që nuk ka asnjë leje ndërtimi të miratuar.

Pas një periudhe ngërçi sektoi i ndërtimit është rikthyer në punë me të gjitha kapacitetet. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë 2018 janë miratuar gjithsej 221 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 101 leje të miratuara në tremujorin e parë 2017.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është rreth 200.944 m 2 ndërsa vlera e parashikuar për tu investuar është 10.2 miliardë lekë. Në bazë të qyteteve sipas Instat vendin e parë vijon që ta mbajë kryeqyteti i cili ka marrë 65 leje ose 22 leje më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lulezon-ndertimi-instat-ne-tre-muajt-e-pare-jane-dhene-221-leje

Share This Video


Download

  
Report form