Festivali i Teatrit të Kukullave në Metropol, Marilda Furxhi-aktorëve: Duhet t’i shihni shfaqjet

Report TV 2019-05-31

Views 2

7 tregime, 7 minuta secila, ideuar nga 7 regjisorë nga 7 vende të ndryshme në mbarë botën vetëm në një performancë u prezantua në Festivalin e Teatrit të Kukullave për Fëmijë në Metropol. Nëpërmjet një loje sa të bukur edhe shqetësuese, në shfaqjen "Loja e kohës" nga David Zuazola të Spanjës fëmijët mund të shihnin se si çdokush në jetë mund të kapërcejë situata të vështira. Por, një nga spektatoret më besnike të këtij Festivali është aktorja e njohur Marilda Furxhi, e cila përreth katër dekada u ka dhënë shpirt kukullave në skenë, ndërsa prej një viti i shijon së bashku me fëmijët.

?I kam ndjekur shfaqjet, që nga fillimi deri tani. E veçanta e këtij festivali është se ka shkolla edhe rryma të ndryshme, për të cilat jo vetëm teatri ynë ka nevojë, pot edhe spektatori. Pashë mjeshtra të lëvizjes së kukullës. Është e nevojshme, që edhe fëmijët tanë të mësohen me këto teknika. Duke qenë rryma të ndryshme, varet dhe nga lloji i spektatorit, ka shfaqje që kanë mesazhe filozofike, por fëmijët tanë janë të ingranuar, për ta nuk është diçka e panjohur. Teatri në botë punon për dy auditorë, për të vegjlit edhe të rriturit, që të kuptojnë mesazhin filozofik?, shprehet aktorja Marilda Furxhi.

Aktorja na tregon se teknikat e realizuara nga artistët e huaj janë shumë të vështira, janë rryma dhe shkolla, për të cilat artistët shqiptarë përpiqen, por teatri është lëvizje.

?Kemi 30 vjet që po lëvizim, edhe tani duhet që të marrim diçka. ka ardhur koha për ndryshim. Një vit kam që jam shkëputur, por akoma këtu jam, edhe pse është e rëndë se i ke kushtuar një jetë, por sërish jam pjesë e këtij lloj zhanri. Por më bën përshtypje edhe interesi i artistëve të Teatrit Kombëtar, se është shkollë, që mëson. Prandaj lëreni anën subjektive, por hajdeni për të mësuar?, thotë aktorja Furxhi.

Edhe për drejtoreshën e këtij institucioni, këto shfaqje janë të rëndësishme jo vetëm për fëmijët, por edhe për teatërbërsit.

?Ajo që përpiqemi që të bëjmë nga viti në vit është që teatri për fëmijë nuk është një teatër inferior. Kjo është shumë e rëndësishme, për t?u perceptuar jo vetëm nga publiku i vogël. Por edhe nga të rriturit?, thotë Jonida Beqo, drejtoreshë në Teatrin e Metropolit.

Për 1 Qershorin do të prezantohet nga Teatri i Metropolit, shfaqja të ?Të mirësjellshmit? tek sheshi ?Skënderbej?, ora 11.00.

Share This Video


Download

  
Report form