Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e rikonstruksionit të teatrit te Metropolit. Kryebashkiaku Veliaj tha se investimi në këtë godinë ishte bërë i domosdoshëm, jo vetëm për shkak të rrënimit ndër vite, por edhe për t?iu përgjigjur ritmit të jetës së gjallëruar artistike që zhvillohet në këtë teatër.