Pjesa e dyte e emisionit Pa Gjurme dt 29 Maj Pa Gjurme- Mehmet Xheladini kerkon falje: Mashtrova per Bleona Maten, doja leke per droge Mbrëmjen e djeshme emisioni 'Pa Gjurmë' risolli historinë e Belona Matës, ku mbërritën telefonata të shumta nga shqiptarët jashtë vendit, sidomos atyre nga Ulqini që dëgjuan dëshmitarin që dha një dëshmi të rëndësishme.
Po ashtu, mbrëmë emisioni transmetoi edhe një bisedë me një shqiptar nga Maqedonia, Meti Xheladini që pretendonte se kishte fotot e Bleona Matës, para dy viteve i dha nënës dy që ishin realizuar në Londër kundrejt 600 eurove.
Para 24 orëve ai kërkoi para të tjerë duke pretenduar se e di vendndodhjen e vajzës. Ai paraditen e sotme u lidh me stafin e emisionit 'Pa Gjurmë' dhe kërkoi ndjesë publike, madje tha se ishte gati që të kthente lekët që i kishte marrë Bukurie Matës, vetëm që të mos e denonconte, pasi nëna e Bleona Matës paralajmëroi se do i drejtohet policisë.
"Unë jam Meti, pashë në incizimet e juaja që më keni akuzuar dhe do të më denonconi në polici, unë kërkoj falje, më vjen shumë keq për këtë rast, nuk di si ta shpjegoj, kam qenë në gjendje shumë të keqe, jam penduar, e kam bërë për lekë.
Kam probleme psikike, jam marrë me drogë dhe e kam bërë për lekë. E di si është dhimbja dhe kur të bëhem baba do ta kuptoj. I kërkoj shumë falje zonjës Bukurie, jam aty cfarë do ajo, i kam borxh jetën. Kërkoj shumë falje. Ato lekë që m'i ka dërguar Bukuria, unë ia kthej lekët, vetëm të mos më denoncoj në polici" tha ai.