Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për Begzim Isën,duke dërguar dosjen për gjykim.
Isa akuzohet për rrëmbimin e një 7 vjeçari në Orgjost të Kukësit, me qëllim trafikimin në Kosovë.
Akuza e ka gjetur fajtor 20 vjeçarin në hetimin që ka kryer për gati 1 vit. Por Prokuroria nuk ka mundur të vërtetojë që, Begzim Isa, të ketë lidhje me zhdukjen misterioze të Bleona Matës, një tjetër fëmijë i rrëmbyer në Zapod të Kukësit, për të cilën prej 4 vitesh nuk dihet asgjë.
20-vjeçari u dyshua për këtë ngjarje, për shkak të afërsisë së dy fshatrave dhe për shkak të lidhjes që Isa kishte me familjen e Bleona Matës.
Madje e ema e vajzës së zhdukur, Bukurie Mata, në kohën e arrestimit akuzoi hallën e vajzës së saj,se ka qënë ajo që i ka çuar Bleonën, Begzim Isës.
Në ditët në vijim pritet dhe fillimi i proçesit gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prova me e fortë e Prokurorisë është një përgjim ambiental, ku 20-vjeçari shprehet se qëllimi i rrëmbimit të 7-vjeçarit me inicialet A.F është trafikuar në Kosovë për një shumë prej 40 mijë eurosh.
Isa e mbajti 7-vjeçarin të rrëmbyer për më shumë se 24 orë në një apartament në Kukës dhe synimi ishte kalimi në Kosovë i fëmijës, e më pas përfitimi i vlerës monetare.