Video e sherrit/ U proceduan për 16 shkurtin, ish-deputetët e PD-së: Ja e vërteta

Report TV 2019-05-30

Views 0

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët janë nën hetim për shkak të përplasjeve fizike me policët brenda Drejtorisë së Policisë Tiranë, natën e 16 shkurtit, kanë thirrur një konferencë për shtyp.

Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj janë bërë bashkë për të treguar qëndrimet e tyre pas hapjes së procedimit penal një ditë më parë.

Kujtojmë se ditën e nesër të gjashtë ish-deputetët do thirren në Prokurorinë e Tiranës dhe do të njihen me akuzat si dhe do të japin versionin e tyre rreth ngjarjes në fjalë.Ish deputeti i PD, Enkeled Alibeaj ka komentuar marrjen në pyetje nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe se çfarë sipas tij ka ndodhur në datën 16 shkurt.

"Ka qënë protesta e parë përball kryeministrisë. Menjëherë pas saj ka ndodhur një valë  gjatë shoqërimesh dhune ndaj pjesmarrësve në protëstë me mbi 50 te shoqëruar. Ne në atë kohë ishim në funksionin e deputetit. Menjëherë pas protestash morëm vesh se pjesëmarrësit u nënshtruan dhunës. Në këtë situatë një grup deputetëtësh në krye zoti Noka. shkuam pranë drejetorisë policisë së Tiranës për të mësuar mbi atë që policia e shtetit po ushtronte ndaj qyetatrëve. Të penguar totalisht nga kupola e policisë u penguam të merrnim informacion. Qëllimi ynë ishte për të ndaluar valën e dhunës dhe terrorit. U penguam në të drejtën tonë. Edhe ligji i jep detyrim për cdo funksionar të infromojë deputetet. Qëllimi ynë ishte të informoheshim. U penguam jo më pak se sa një orë. shkuam me përpjekje në zyrën e drejtorit të policisë. Drejtori i Ramës, prokurorët në një zyrë ishin të impenjuar nga avujt e alkolit,  ndërsa qytertarët dhunoheshin.  jo vetëm kaq por aty u ndodhëm përballë një agresioni të dehur nga alkooli dhe eforia dhe na shtypen edhe ne deputetet e republikës. Vendos edhe dorën për të kapur kaburen se kujt do ja drejtonte. Ne depozituam një kallëzim penal për pengimin e të drejtave." ka thënë Alibeaj.

Share This Video


Download

  
Report form