Altin Hazizaj sqaron për Ora News: Ja e vërteta ime për akuzat e PD

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Anëtari i zgjidhur i KLGJ nga radhët e Shoqërisë Civile ka zgjedhur Ora News për të rrëfyer të vërtetën rreth akuzave të PD se është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë.

Hazizaj thotë se nuk ka qenë në dijen për një vendim të tillë, duke theksuar se kjo tregon se sistemi i drejtësisë në vend nuk funksionin. Ai tha se para 22 vitesh është ndaluar nga policia dhe është mbajtur në mënyrë të padrejtë në komisariat për 43 orë dhe më pas është lënë i lirë.

Altin Haziaj: Unë dje në darkë jam njohur më qëndrimin e prokurorisë, sot më ka ardhur një dokument i shkruar ku thuhet që Altin Hazizja ka qenë i dënuar.

Ilva Tare: Po thoni që nuk keni qenë në dijeni se ka një dënim ndaj jush?

Altin Haziaj: Absolutisht, janë 22 vjet që Altin Hazizaj punon, jep kontributin e tij dhe kontributi im është në disa fusha. Shqëtësimi që kam unë sot që do ta bëj publik në Parlament është fakti që si prokuroria e shtetit si sistemi i drejtësisë me këtë ngjarje kanë treguar si nuk funksionon sistemi i drejtësisë. Unë kam një karrierë 20 e ca vjecare dhe mos e di që jamë dënuar me dënim të formës së prerë do të thotë që sistemi i drejtësisë është rrëzuar.

22 vjet më parë që unë kam qenë gazetar i Koha Jonë, haptazi në opozitë dhe në luftë për të mbrojtur fjalën e lirë unë jam ndaluar duke kryer detyrën time dhe jam shpënë në komisariat. Jam mbajtur pa të drejtë 43 orë në komisariat dhe jam liruar me masë sigurie detyrim paraqitje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/altin-hazizaj-sqaron-ora-news-ja-e-verteta-ime-akuzat-e-pd

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS