Shpërthim eksplozivi në Lyon - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 13 persona mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me lëndë plasëse në Lion të Francës. 8 gra, 4 burra dhe një vajza 10 vjeçare u transportuan me urgjencë në spital pas shpërthimit që tronditi qendrën e qytetit mbrëmjen e së premtes. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit. Autoritetet franceze kanë publikuar edhe në mediat sociale një foto të tij dhe i bën thirrje qytetarëve qe në rast se e shohin apo kanë informacion, të telefonojnë menjëherë. Presidenti francez Emmanulel Macron, e cilësoi ngjarjen te rëndë ?Mendimet e mia sonte shkojnë për të plagosurit e sulmit në Lyon, familjarët e tyre që u prekën nga dhuna në qytet, dhe të gjithë Lyonin?, u shpreh ai me anë të një postimi në Twitter. Kamerat e sigurisë fiksuan një burrë që ka lënë një pako pranë një furre buke në qendër të qytetit. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por policia e përshkruan si një mashkull afrikano-verior, rreth të 30-ve. Ai mbante të vendosur kapele dhe syze të errëta. La pakon dhe u largua me biçikletë. Disa minuta më pas rreth orës 17.30 sipas orës lokale pakoja e mbushur me eksploziv shpërtheu, dhe fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Policia evakuoi menjëherë zonën dhe mbylli stacionet e metrosë. Ndërsa ministri i brendshëm njoftoi se ka përforcuar sigurinë në vendet publike pas sulmit në Lyon. Franca ka qenë në gjendje alarmi, pasi grupi militant i Shtetit Islamik ka shkaktuar një seri sulmesh në Paris, ku kanë humbur jetën më shumë se 130 njerëz.

Share This Video


Download

  
Report form