Amarildo Palaj, një shqiptar me shtetësi italiane i është drejtuar emisionit ?Stop?, pasi shteti shqiptar i ka ?zhbërë? martesën.Në vitin 2008 Amarildo është martuar në gjendjen civile në njësinë numër 4 në Tiranë me shtetasen Kristina Memaj. Së fundi i është dashur një certifikatë martese nga njësia 4, por aty mësoi, se rezultonte beqar.Punonjësi i njësisë numër 4 i vë në dispozicion gazetares së ?Stop? një kopje të regjistrit themeltar, ku duket se nuk është bërë asnjë shënim për martesën e 2008-ës. Por nga ana tjetër, akti i martesës, është në arkivin e bashkisë.Për këtë problem iu drejtuam drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile, që premtoi të bëjë pasqyrimin e aktit të marrë nga arkivi i bashkisë.