stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Numrat telefonikë të institucioneve shqiptare, të vënë në dispozicion të qytetarëve, nuk funksionojnë. Saimiri dhe Genti provojnë të lidhen me një numër të drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile. Por zëri, që përgjigjet, është një grua në Itali, e cila thotë, se kjo dukuri i ndodh vazhdimisht.E marrin për ankesa, që kanë të bëjnë me probleme të gjendjes civile, ndërsa vetë ajo kërkon zgjidhje për këtë ngatërresë.Edhe në Bankën e Shqipërisë janë publikuar 6 numra,por në asnjërin prej tyre, askush nuk përgjigjet.