Në Shqipërinë e çudira, gjithçka është e mundur. E tillë ishte edhe një situatë mbrëmjen e 16 shkurtit 2019, pas protestës së dhunshme që opozita jo parlamentare mbajti tek Kryeministria. Ish-deputetët e djathtë mësynë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të kërkuar sërish me dhunë, lirimin e militantëve që u shoqëruan nga uniformat blu pas akteve të dhunshme gjatë tubimit.
Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Enkeleid Alibeaj, u futën me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbaheshin të shoqëruar disa protestues, dhe nisin të përplasen fizikisht me efektivët e policisë. Në një veprim të paprecedentë, ish-deputeti Flamur Noka, i cili gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë edhe ministër i Brendshëm, ka tërhequr me forcë nga koka një nga efektivët që po mundoheshin të mos lejonin ish-deputetët të hynin forcërisht në zyrën e drejtorit. Asnjë nga ish-deputetët nuk reagojnë
Noka është përleshur fizikisht me drejtuesin e policisë, duke i vënë atij duart në fyt. Në video dëgjohen thirrjet ?Hiqi duart", "Mos e prek deputetin" "Do t?ju zhduk?. E gjithë skena ka ndodhur përpara kamerave të televizioneve, por ky kënd nga një video e re vjen nga kamerat e sigurisë së Policisë.
Mësohet se kjo ngjarje është referuar në prokurori nga ana e policisë, ku skena e ndodhur është mjaft e verifikueshme përmes kamerave të sigurisë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje të prokurorisë përballë ish-deputetëve.
Pas protestës policia shoqëroi 20 militantë të opozitës, pas protestës së dhunshme para Kryeministrisë. Mes të shoqëruarve ishte edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha,