Balla: Mjaft me historinë që Berisha ishte i persekutuar, po pushimet në varkën e djalit të Enverit?

Report TV 2019-05-29

Views 0

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla duke komentuar debatin në Kuvend për raportit e Institutit për të Përndjekurit që u paraqit nga Agron Tufa tha se PS-ja kurrë nuk bën politikë me komunizmin. Gjatë fjalës së tij ai ka 'thumbuar' edhe Sali Berishën duke i kujtuar pushimet me familjen e Enver Hoxhës.

"LANÇ është moment historik i kombit tonë për shumë arsye, por ajo që pësoi më pas nuk ishte ideali i dëshmorëve që dhanë jetën për atdheun. Por cdo lloj balte që mund të hidhet mbi luftën nuk duhet toleruar. Ka pasur mjaft përpjekje për të relativizuar Skënderbeun, por nuk duhet ta lejojmë, po kështu duhet të jetë qasja edhe për LANC. Rezoluta le të jetë pikënisje për qasje ndryshe nga Instituti. PS-ja kurrë nuk bën politikë me komunizmin.

Ka qenë njeri (Berisha) këtu që ndjeji 27 vite vetëm duke e sjellë vërdallë por pa bërë asnjë gjë të vetme. Mjaft më me historinë që paska qenë Berisha i persekutuar, po si mund të jesh ashtu kur pushimet i bën në varkën e djalit të Enverit? Ne nuk paguajmë Institute që të merren me një periudhë që ligji nuk ua ka dhënë të drejtën ta bëjnë. Debati i sotëm i bëri nder Kuvendit. Gjërat duhet ti shohim me objektivitet" tha Balla.

Share This Video


Download

  
Report form