“Kadri Veseli mori 200 mijë euro” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një videoskandal i publikuar në mediat kosovare, ka në qendër kreun e kuvendit, Kadri Veseli. Pamjet tregojnë disa persona të cilët diskutojnë për marrjen e lejes së ndërtimit të një spitali në hapësirat e kompleksit spitalor në Prishtinë. Një prej tyre përmend edhe emrin e Veselit, që sipas tij ka marrë 200 mijë euro për të mundësuar këtë leje.Por në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp kreu i kuvendit mohoi përfshirjen në këtë aferë korruptive.Disa media kanë publikuar disa materiale nga një rast i krimit të organizuar ku është apostrofuar emri im nga protagonistët e incizimit që janë të dyshuar për krime të fajdesë, mashtrimit, e krime të tjera të rënda. Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë rast dhe asgjë me personat e përfshirë me këtë rast.Madje Veseli ka paralajmëruar dorëheqje në rast se vërtetohet përfshirja e tij.Dua të ju siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes nga sot dua të deklaroj se jap dorëheqje. Ky është morali im kjo është politika ime. E them me siguri të plotë emri im është keqpërdorur. Kur të dalë e vërteta atëherë dikush duhet të jap përgjegjësi penale e institucionale.Dy ditë më parë policia arrestoi 5 persona të akuzuar për ushtrim të aktivitetit të fajdeve dhe mashtrim. Protagonisti kryesor, Rrahim Hashimi, që shihet duke numëruar para, është parë shumë aktiv nëpër rrjetet sociale, duke postuar edhe fotografi, kryesisht me zyrtarë të PDK-së.

Share This Video


Download

  
Report form