Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetaren e grupit demokrat në parlament, Rudina Hajdari, kanë zhvilluar në Holandë takime për të lobuar për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Së fundmi Ruçi në një pronocim për mediat në Haga ka folur në lidhje me takimet e zhvilluara me zyrtarët e lartë të Holandës ku ka thënë se ka gjetur mirëkuptim të plotë.
"Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të objektivit strategjik për hapjen e negociatave ka disa muaj që ka nisur turin e vizitave në vende të shumta e të rëndësishme të BE, në Gjermani, Itali e sot në Holandë. Kemi pasur takime në Francë, vende të Ballkanit anëtare të BE. Do kemi takime ne Çeki.
Sot jemi në Hollandë, ku paraqitëm në Parlamentin Holandez arritjet e Shqipërisë në kuadër të pesë prioritetet.
Nga kontaktet ne fitojmë duke sqaruar mbi skepticizmin apo paqartësitë mbi arritjet tona. Pavarësisht nga jehona mediatike për skepticizmin e Holandës gjetëm mirëkuptim të plotë, deklaruan se po presin përfundimin e zgjedhjeve europiane, rekomandimin e Komisionit Europian dhe në fund do shprehen lidhur me vendimin e Holandës për negociatat." ka thënë Ruçi.