Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debati i pasdites në parlament nisi aty ku filloi por seanca nuk vazhdoi dot më shumë se 5 minuta pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi shtyrjen e seancës për ditën e premte në orën e 8:30 minuta.
Gjithçka erdhi pas debateve që u shkaktuan në sallë kur Ruçi i kërkoi deputetit demokrat Flamur Noka të linte sallën pasi lajmëroi se këkesën e deputetëve të PD dhe LSI për të përjashtuar kryeministrin Rama nuk e mori parasysh.
Ruçi: ?Është bërë kërkesë nga 8 deputetë të mazhorancës që kërkojnë thirrjen e Byrosë së Kyvendit për të analizuar qëndrimin ndaj deputetit Flamur Noka, njëherësh është bërë një kërkesë kryetarit të Kuvendit nga 9 deputetë të grupimeve të ndryshme të opozitës për të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama për seancën e sotme.Pasi u konsultova dhe pashë të zbardhur proceverbalin e senacës nuk mund ta marr në konsideratë.Njoftoj që Byroja e Kuyvendit do të thirret sot në 19:00.I bëj thirrje deputetit të lirojë seancën. Zoti Noka do lironi sallën?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetem-8-minuta-seance-ruci-mbledh-byrone-e-kuvendit-per-noken/