Kryeministri, Zoran Zaev, sot ka komentuar protestat e djeshme kundër ndërtimit të minares prej 32 metrash që po vazhdon tashmë të ndërtohet në xhaminë Ali Pasha në Ohër. Zaev tha se është i bindur se përmes dialogut do të mund të gjendet zgjidhje për çështjen e minares. Ai mohon të ketë pasur premtim për ndërtimin e minares ?Nuk ka këtu premtim, premtimi për të gjithë ishte të ulemi dhe të bisedojmë. Ohri është shembull për bashkëjetesë. Ohri është shembull tipik i "një shoqërie për të gjithë" për të cilët flasim sot përmes draft strategjisë nacionale. Unë besoj se përmes dialogut do t?i gjejmë zgjidhjet, pasi vetëm përmes dialogut është e mundur që të zgjidhen problemet që shfaqen ndonjëherë , për shkak të nevojave përkatëse të një komuniteti, grupi përkatës në shoqëri?, pohoi Zaev.