Gruevski: Pres përgjigje nga Samaras, pa dialog nuk ka zgjidhje

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kryeministri Gruevski nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje nga homologu i tij grek Andonis Samaras, lidhur me letrën e dërguar në kryeministrinë greke javën e kaluar. Vetë Gruevski e ka konfirmuar një gjë të tillë, Gjatë vizitës së tij zyrtare në Lituani. Ai është shprehur se vetëm me dialog të intensifikuar në nivel të lartë mes dy shteteve mund të zgjidhet kontesti shumëvjeçar për emrin.

"Deri tani nuk kam marrë përgjigje, edhe pse ka kaluar rreth një javë që kur kam dërguar letrën. Shpresoj se në ditët e ardhshme do të marrë përgjigje pozitive. Nëse ka përgjigje pozitive dhe nëse fillojmë me dialog intensiv, ndoshta ka gjasa që të arrijmë tek zgjidhja, sepse zgjidhja vjen vetëm me dialog; nëse nuk ka dialog - nuk ka zgjidhje. Nëse ka dialog - ka gjasa për zgjidhje!", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Megjithatë sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, pala greke nuk është edhe aq e angazhuar dhe përqendruar në dialogun me Maqedoninë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit.

"E drejta ndërkombëtare është në anën tonë, por anëtarësimi i Greqisë në BE dhe NATO është në anën e tyre. Fuqia e vetos që kanë në dorë është në anën e tyre! Ne përpiqemi që të nisim dialog me ta, që është problemi më i madh për momentin, sepse kemi ndjenjën se nuk janë aq të fokusuar në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe dialogun me ne!", u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski është shprehur se Maqedonia ka përmbushur kriteret për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian që në vitin 2009, por vonesa 4 vjeçare sipas tij vjen vetëm për shkak të bllokadave të Greqisë. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form