Rama: Zgjedhjet behen per qytetaret

RTV KLAN 2019-05-29

Views 2

Kryeministri Edi Rama premtoi të hënën akses të drejtpërdrejtë të qytetarëve tek kryebashkiakët që do të zgjidhen në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, ai tha se aksesi banorë-kryebashkiakë do të jetë i së njëjtës cilësi me eksesin që sot kanë deputetët tek ministrat.

?Kjo është bashkëqeverisje në kuptimin më të mirë të fjalës, pasi nuk ka nevojë as për miq, as për shokë, as për kushërinj, as për filtra të tjerë por çdo qytetar, njësoj si çdo deputet ka akses të drejtpërdrejtë tek çdo ministër për problemin e vet. Ajo që ne do të realizojmë është se aksesi i drejtpërdrejtë tek çdo kryetar dhe kryetare bashkie pas 30 Qershorit, të jetë i së njëjtës cilësi.?

Kreu i ekzekutivit tha se zgjedhjet e 30 Qershorit do të bëhen, pasi ato nuk janë për ata që zgjidhen, por për ata që zgjedhin.

?Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe është po aq e rëndësishme të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por bëhen për ata që zgjedhin. Dhe ata që zgjedhin më 30 Qershor, ndër të tjera do të zgjedhin edhe për të pasur akses të drejtpërdrejtë si qytetarë tek çdo kryetar bashkie për të cilin kanë dhënë ose nuk kanë dhënë votën e tyre, por që më votën e qytetarëve do të jetë në detyrë për 4 vitet e ardhshme.? /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form