RTV Ora - PS propozon Tonin Marinaj në Malësi të Madhe, Rama: Zgjedhjet do bëhen

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 0

#rtvora
Pavarësisht ultimatumit të opozitës së bashkuar për mosbindje civile, deri në realizimin e zgjedhjeve të lira përmes qeverisë tranzitore, kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet në rrethe duke konfirmuar dhe kandidatët për kryetar të bashkive. Nga Malësia e Madhe në një takim me banorët e kësaj zone, kreu i qeverisë, garantoi se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor, duke iu kujtuar sërish burgun atyre që do të prekin procesin.

"Mendojnë se vërtet do të shtyhen zgjedhjet dhe do të ndodhë prapë ndonjë gjë në fund fare që Luli do të marrë gjysmën e qeverisëprapë por unë ju them se asgjë nuk ka për të ndodhur por gjëja që do të ndodhë është që pas zgjedhjeve duhet të rilindë PD por kjo është puna e tyre. Puna jonë është të bëjmë zgjedhje. Dhe njerëzve të zakonshëm duhet tu kujtojmë ligjin e shkruar që të con në burg nëse ti shkon e prek kutinë e votimit dhe procesit zgjedhor. Unë nuk e di se ku do gjejnë budallenjtë që do të shkojnë të bëjnë burg për Lulin. Mund të gjenden disa por të dalësh nga shtëpia duke pasur hallet e tua e të shkosh të bësh burg se Luli apo Monika apo të dy bsahkë duan patjetër pushtet ky është budallallëk që duhet ta kuptojnë që nuk duhet ta bëjnë."

Kryeministri akuzoi opozitën se po mundohet të pengojë çeljen e negociatave për në BE dhe reformën në drejtësi. Ai tha se mazhoranca i ka bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, por se kërkesa e Bashës "të fitojë pushtetin në tavolinë" është e papranushme.

"Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund reformen ne drejtesi dhe te bejme te mundur hapjen e negociatave. Qorrazi ata orvaten dhe besojne se do te bllokojne keto dy objektiva por te jeni te sigurite qe nuk do e bejne. Ata kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje. Kjo është zgjedhje e tyre. Natyrisht do të donim të ishin në garë se kështu është më e bukur fitorja por kjo nuk është zgjedhja jonë. Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë ik ti se dua të vij unë. Po por duhet të marrë votat për këtë. Por unë i kam marë votat për të bërë punën dhe jo për të punësuar Lulin"

"Orvatje të dëshpëruar, e dinë që nuk fitojnë dot me Partinë Socialiste përballë" e quajti protestën e demokratëve paraditen e sotme në hyrje të Shkodrës. Mbështetës të PD-së me në krah ish deputetë demokratë dolën tek ura e Bahcallekut për të ndaluar hyrjen e kryeministrit në Shkodër, por ky i fundit hyri në qytet nga një rrugë dytësore.

"Ata kanë futur PD-në në qorrsokak por nuk kanë asnjë shans të kenë sukses të fusin Shqipërinë në qorrsokak" u shpreh Rama duke nënvizuar se qeveria do të vijojë reformën në drejtësi dhe negociatat me Bashkimin Evropian

PS propozon Tonin Marinaj ne Malesi te Madhe

Për zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste kandidon Tonin Marinaj si kandidat për kryebashkiak në Malësinë e Madhe ndërkohë që kishte dhe një mesazh për opozitën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ps-propozon-tonin-marinaj-ne-malesi-te-madhe-rama-ska-shans-qe-shqiperia-te-hyje-ne-qorrsokak
Follow Ora News

Subs...

Share This Video


Download

  
Report form