Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka ngritur iniciativë për testimin e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut rreth përdorimit të mjeteve narkotike. Iniciativa vjen disa ditë pas publikimit të një përgjimi të jashtëligjshëm ku ishte i implikuar deputeti i shumicës parlamentare, Pavle Bogoevski. Të gjitha partitë parlamentare janë pro kësaj iniciative.
Rasti me deputetin Pavle Bogoevski e hapi debatin për përdorimin e lëndëve narkotike nga funksionarët shtetërorë. Mbrëmë BDI dhe VMRO DPMNE dolën me idenë për veting të përgjithshëm, e sot hap konkret ndërmori grupi i pavarur i deputeteve të VMRO DPMNE-së, të cilët kërkojnë që të hënën të gjithë deputetet që duan, vullnetarisht t?i nënshtrohen testit të drogës, e nga Kryetari i Kuvendit kërkojnë që tu mundësojë kushte dhe ekipe mjekësore që këto teste të bëhen.
?Deputete e pavarur nga VMRO DPMNE sot do të nisin iniciativë deri tek Kuvendi që të gjithë deputetet vullnetarisht të bëjnë testin për përdorimin e lëndëve narkotike. Kërkojmë që Kuvendi të hënën, të mundësojë kushte dhe ekipe mjekësore që kjo iniciative të zbatohet.?
E kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u përgjigj menjëherë.
?Ju informojmë se, në Ligjin për deputetët, në Rregulloren për punën e Kuvendit dhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka bazë juridike sipas së cilës Kryetari dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kishin mundur të realizojnë Nismën e Grupit parlamentar të pavarur. Sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, neni 22, paragrafi 1, punëdhënësi doemos duhet të sigurojë kontrollime shëndetësore për të punësuarit më së paku çdo 24 muaj. Deputetët dhe të punësuarit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe të gjithë personat e punësuar në shtet, shkojnë në kontrollime të rregullta sistematike, që janë vërtetim për gjendjen e tyre shëndetësore. Kontrolli i fundit sistematik është realizuar në vitin 2017, ndërsa kontrolli i ardhshëm i rregullt sistematik do të realizohet gjatë këtij viti.?
Edhe pse Kryetari i Kuvendit nuk mundet të gjejë hapësirë ligjore për të përmbushur kërkesën e deputeteve të pavarur, ajo ka hasur në përkrahje tek të gjitha partitë.
?Absolutisht është e pranueshme dhe është diçka që edhe nga VMRO-DPMNE-ja ka një ide dhe iniciativë të tillë. E dyta, jo vetëm deputetët duhet të testohen, por duhet të kontrollohen në veçanti ata deputetë që sposedojnë, ka shumë të tillë, që edhe pse nuk janë anëtar të komisionit kanë të drejtë të marrin certifikatë të sigurisë dhe të kenë qasje në sekretet shtetërore, në sekretet e sigurisë dhe në shumë dokumente të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.?
E lidhur me procedurën juridike, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, u zotua se ky rast do të pastrohet.
?Nuk bëhet fjalë për material të përgjuar, por për material që me shumë gjasa është i xhiruar, ndoshta me telefon apo ndonjë pajisje tjetër. Sidoqoftë, është mirë që këto raste të pastrohen me qëllim që të parandalohet xhiri...